
Gazetari Eni Ferhati komentoi lidhur me ekstradimin e dy të kërkuarve nga SPAK këtë të mërkurë nga Dubai, vëllait të Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani dhe njërit nga personat e akuzuar për pastrimin e parave të vëllezërve Çopja.
Gazetari tha se tashmë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapur traun e ekstradimeve dhe tani kontingjenti i gjerë i shqiptarëve që ndodhet atje, dhe që ka akuza edhe më të rënda, është në momente alarmi, pasi ekziston rreziku që të pësojnë të njëjtin fat duke u ekstraduar drejt Shqipërisë.
Gazetari tha se ata po marrin masa për të larguar nga Dubai dhe dha një version që mund të shpërngulen edhe në Rusi.
“Shenjat e para, duke pasur parasysh kontingjentin e gjerë që kemi atje, ndoshta jemi në kushtet që Emiratet kanë hapur traun. Janë gjetur ura komunikimi mes dy vendeve, ndoshta interesat e bashkëpunimit ndërqeveritar me koordinim të Interpolit dhe po i sjellin një nga një. Dubai ka rënë si strehë e sigurt dhe unë kam informacione se disa kanë filluar të marrin masa dhe do ikin nga Dubai. Nuk e di ku do gjejnë vend tjetër, por mund të shkojnë në Rusi për të gjetur një aleancë, ndoshta me Putinin.
Janë te Çapja, është zbatuar procedura e mirëfilltë të ekstradimit. Ne e kemi thënë që, me sa duket, tashmë Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë më një strehë e sigurt, nisur nga këta precedentë, por edhe nga ndalimet që janë bërë më herët ndaj disa personazheve që janë atje. Për shembull, Durim Bama, një emër i cili nuk rrezikon shumë në Shqipëri, të paktën me këto akuza që ka deri tani – vetëm sigurim kushte dhe mjete materiale për vrasje – është ndaluar atje dhe mbajtur për një periudhë kohore. Por janë personazhe që mund të kërkohen nga SPAK apo autoritetet, sepse mund të kenë mundësi të zbardhin ngjarje në Shqipëri”, tha Ferhati në emisionin “NOW” në “EuronewsAlbania”
Lini një Përgjigje