TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2025, 21:46

A do të guxojë kush të ngrihet kundër Berishës? Mërtiri: Shumica janë besnikë të tij, ata që tradhtuan Bashën s’kanë më moral të flasin

Shkruar nga Pamfleti

A do të guxojë kush të ngrihet kundër Berishës?

I ftuari i radhës në “Të Pashoq”, podgastin e “Pamfletit” në YouTube ka qenë Ergys Mërtiri, i cili ka analizuar situatën paszgjedhore. Duke ndalur te PD, ai e sheh të pamundur që dikush të dalë dhe të largojë Berishën.

-Kur do të kemi një alternativë të re qeverisëse, ose kur do të nisin të lëvizin gjërat?

Që gjërat të lëvizin duhet një alternativë e re. Berisha e ka penguar këtë lloj opozite. Ai ka marrë topin, ka nxjerr thikën dhe thotë unë çaj topin dhe nuk luhet loja. Këtu do jemi për sa kohë nuk del një forcë e re ta përzër Berishën nga opozita.

-A ekziston një potencial brenda PD. Nga 50 emrat do të dalë dikush kundër Berishës?

Berisha ka rreth vetes vetëm besnikët. Nuk ndoqi primaret, bëri një listë me deputetë që ti kishte rreth vetes kur të humbiste. Ata që ka rreth vetes, nuk luftojnë për të mundur Ramën, por të kenë një karrige në Parlament dhe atë karrige nuk e rrezikojnë duke sulmuar, por e mbrojnë Berishën se ai ja u ka dhënë karrigen dhe ja u merr. Berisha ka kompromentuar gjithë elitën e PD, duke i shantazhuar...

-Elita nuk është elitë nëse komprometohet

Padyshim. Ata janë oborrtarë për t’i shërbyer liderit. Njëra pjesë nuk ka asnjë mbështetje në masë të gjerë dhe s’ka vota dhe është aty sepse është besnike. Janë njerëz që e lavdërojnë sikur është profet. Njëri thoshte është si Gandi, Muhamedi e Krishti. Pa Berishën, këta vdesin politikisht. Këta të tjerët ishin te Basha dhe bënë tradhtinë e madhe. Tani i kanë lënë kredencialet në mes dhe duke qenë se dolën këtu nuk kanë kredibilitetin për të reformuar PD. Të gjithë janë peng te Berisha.

 

Lini një Përgjigje