TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 21:51

“Dosjet, të një rëndësie të lartë”, Dumani: Meraku i vetëm është hetimi shterues

Shkruar nga Pamfleti

“Dosjet, të një rëndësie të lartë”,

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka folur për standardin e punës së Prokurorisë.

Në një intervistë për emisionin “Trialog”, Dumani theksoi se për SPAK, të gjitha dosjet e ndjekura janë të një rëndësie të lartë, e cila përcaktohet nga juridiksioni i institucionit.

Dumani sqaroi se SPAK ndjek subjekte të profilit të lartë të përfshirë në korrupsion, krimin e organizuar dhe terrorizmin.

“Meraku im ka qenë të kemi një hetim shterues dhe objektiv. Të sigurohen provat e mjaftueshme për të marrë vendim fajësie në gjykatë, si dhe respektimi i të drejtave të pandehurve në proces, por dhe të viktimave,” deklaroi Dumani.

Ai shprehu besimin se SPAK ka arritur të bëjë hetime të plota, të bazuara vetëm në prova dhe ligj.

Sipas tij, një prokuror ngre akuzë dhe i drejtohet gjykatës vetëm kur vlerëson se provat janë të mjaftueshme për të marrë një vendim fajësie.

 

Lini një Përgjigje