TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 21:50

Altin Dumani u hakërrehet mediave: Gazetarët dhe analistët bullizojnë prokurorët e SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

Altin Dumani u hakërrehet mediave: Gazetarët dhe analistët

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka sulmuar hapur mediat. Në Kuvend ai ka folur shpesh për presione mediatike, por sot në mbrëmje nuk është kursyer aspak. Ai ishte i ftuar në RTSH, ku akuzoi gazetarët se bullizojnë dhe sulmojnë prokurorët e SPAK.

Altin Dumani: Ne jemi shumë të hapur karshi kritikave, i presim kritikat, pastaj edhe ne gabojmë dhe një kritikë na bën vetëm mirë. Një kritikë na bën vetëm mirë. Por, por, kur them presione mediatike kam parasysh për shembull këtu raportin e Këshillit të Europës, raportin e Freedom House, së fundmi edhe raportin e OSBE-ODHIR-it, që vënë në dukje keqpërdorimin e mediave ndaj SPAK. Kemi gazetarë apo komentues që bullizojnë, që kanosin prokurorë.

-Zoti Dumani, ju keni një eksperiencë mjaftueshëm, besoj të konsiderueshme në këtë drejtim. Jeni i detyruar shpesh t'i dëgjoni, besoj dhe ju raportojnë për atë çfarë thuhet nga gazetarët dhe analistët për të cilët ju po flisni. Mendoni që janë misionarë apo aksidentalisht mund të bullizojnë punën e SPAK dhe tuajën?

Altin Dumani: Nuk më takon mua t'i vlerësoj se cili është, çfarë qëllimi fshihet pas këtyre veprimeve apo para opinioneve, komenteve që bëjnë gazetarët në adresë të SPAK apo prokurorëve të posaçëm, sepse thashë, janë prokurorë të posaçëm, përfshirë edhe mua. Që jam, jam, jam sulmuar, domethënë. Nuk, nuk i di qëllimet që fshihen pas kësaj. Por, ky është një realitet, tashmë i pasqyruar edhe në raporte ndërkombëtare, por që ne të gjithë e përjetojmë, e shikojmë në e shikojmë në emisionet apo në analizat që bëhen në median tonë. Thashë, duke ruajtur konsideratën më të lartë për mediat, se vërtet falë edhe mediave, puna e SPAK është bërë publike tek qytetarët shqiptarë dhe falë mediave besoj edhe reputacioni i SPAK është, është ky që është sot në Shqipëri. Por duhet ta ndajmë. Ka individë të veçantë, gazetarë, opinionistë të cilët kanë bullizuar, kanë sulmuar, kanë keqinformuar opinionin publik lidhur me fakte të ndryshme, me ngjarje të ndryshme. Unë çuditem ndonjëherë Alba, për shembull më ndodh në çështjet e mia dhe ku dëgjoj analistë për çështjen që hetoj unë dhe me një siguri të plotë, i deformojnë, i deformojnë faktet, të cilat nuk janë fare pjesë e hetimit. A thua edhe me mua të ishin aty në krahun tim, të ishin në krahun tim duke hetuar, nuk do dinin ato. Ndërkohë që ata nuk dinë asnjë detaj, më fal, nuk dinë asnjë detaj të hetimit, asnjë, zero.

-Pra deri në atë nivel zoti Dumani sa arrin t'ju befasojnë dhe ju. Prandaj ju pyes, janë misione, detyra të realizuara me qëllime dhe objektiva të caktuara apo?

Altin Dumani: Nuk është detyra ime të shpreh një vlerësim të tillë. Unë them që, po gjithsesi paskan arritur t'ju befasojnë dhe ju. Nga ana tjetër është prapë ajo që thashë, ne prokurorët e posaçëm dhe për këtë pjesë jemi të përgatitur, për ta përballur.

 

1 Komente

  1. H
    Hallexhiu

    Sa te ndjeshem jeni nga mediat z dumani , po ne qe na keni perdhunuar moralisht dhe financiarisht na keni fut neper burgje na keni marr pronat e te gjitha keto pa gjyq vetem se keni mendimin e arsyeshem ju pa asnje prove ,por mos keni merak keto qarjet e sotme nga mediat do ju duken lule me cfar do tu vije mbrapa dhe ju kesaj i friksoheni dhe keni te drejte zoti dumani duhet te keni shum frik ,do te jete me mire per ju dhe shoket e tu : kapni burgun se jashte do gjeni belan Suksese

    Lini një Përgjigje