
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, njëkohësisht dhe anëtar i Kryesisë së PL-së, deklaroi se më 27 Prill partia do të mbledh Konventën Kombëtare ku dy çështje që pritet të diskutohet dhe më pas të votohen, për një statut të ri të funksionimit, është nepotizmi dhe krahinizmi.
“Ju duhet ta dini se në 27 prill Partia e Lirisë mbledh Konventën Kombëtare dhe ka ndryshime të rëndësishme për sa i përket drejtimit të partisë. Ku Meta ka deklaruar që një nga problemet në këtë parti është nepotizmi dhe krahinizmi. Pas Konventës me hyrjen e statutit të ri do të behët një zgjidhje sepse znj. Kryemadhi është në të gjitha strukturat e partisë. Të dy nuk mund të rrinë sepse as të dy nuk mund të fitojnë”, deklaroi Gjokutaj.
I pyetur për deklaratat më të fundit të znj. Monika Kryemadhi që i gjithë konflikti për drejtimin e partisë me z. Ilir Meta vijnë si pasojë e këshilltarëve të rinjë që ka marr nga Presidenca si dhe Erion Velia nuk e godet vetë SPAK por karikon Ilir Metën për të sulmuar Altin Dumanin, Gjokutaj tha se “as vetë Monika Kryemadhi nuk e beson këtë që thotë. Kjo është e tepër të thuash që karikohet Ilir Meta nga Erion Veliaj. Këto janë qëndrime emotiv".
Lini një Përgjigje