
I përlotur, gjyshi i 14-vjeçarit Martin Cani ka folur nga protesta e organizuar para Ministrisë së Arsimit.
Qindra qytetarë kanë dalë sot në protestë pas vrasjes së të miturit nga shoku i shkollës, bashkëmoshatar i tij.
Ai shprehet se kërkon që drejtësia të vendoset në vend për nipin e tij. Gjyshi i 14-vjeçarit shprehet se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
Gjyshi i Martin Canit, në fjalën e mbajtur në këtë protestë bëri thirrje që kjo ngjarje të mos shfrytëzohet nga askush për të përfituar por për të shmangur përsëritjen e një tragjedie te fëmijë të tjerë.
"Martini, për ata që e njohin, ka qenë një shembullor në shkollë. Ka qenë një shembullor në shoqëri, ka qenë një shembullor që merrej edhe me sport. Gjithë Shqipëria, që ne u dogjëm, mos të digjen më të tjerë. Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi, nuk duan që askush të përfitojë nga rasti, ta shfrytëzojë. Nëse nuk do zgjidhet që ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem si kur ra Martini për hir të demokracisë do bie edhe unë se s’ka çfarë me duhet më jeta. Nuk dua kurrën e kurrës që të bej keq kujt. Kurrë nuk dua, as kurrë nuk i dëshiroj keq kurrë. Të vihet drejtësia në vend", tha gjyshi i Martinit.
"Vetëm drejtësi dua. Të vuhet drejtësia në vend", u shpreh tezja e 14-vjeçarit.
Lini një Përgjigje