TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2026, 07:24

"Do ketë pentito", avokati zbulon ç'do të ndodhë me politikën pas luftës së shpallur nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti

"Do ketë pentito", avokati zbulon ç'do të

Avokati Marsid Gupi u shpreh se nëse zoti Braho bën atë që ka paralajmëruar, gjatë udhëheqjes së tij në SPAK nuk do të shikojmë vetëm ndëshkime penale të standardit Dumani, por do të shohim edhe “pentito” që do flasin.

Ai shton se po shtyhet ideja për sekuestrim pasurish pasi ka njerëz që janë të gatshëm të paguajnë shifra marramendëse vetëm që të mos bëjnë burg, ka edhe njerëz që pranojnë burgun për përfitime të majme.

“Në dijeninë time, po shtyhet ideja për sekuestrim pasurish. “Stuhia” e SPAK-ut kësaj radhe nuk do të jetë vetëm ndëshkimi penal. E dini pse nuk ka “pentito”? Sepse çdo njeri që konsumon një vepër penale, ka qëndrimin psikologjik ndaj veprës penale që përfshin edhe fazën nëse kapesh. Dhe çdo njeri negocion: ose lirinë, ose paratë. Ka njerëz që janë të gatshëm të paguajnë shifra marramendëse vetëm që të mos bëjnë burg, ka dhe njerëz që pranojnë burgun për përfitime të majme. Në situatën aktuale, te ne e kanë pasur mundësinë e kësaj zgjedhjeje, por nëse bëjnë edhe burg, edhe i digjen paratë, përveç të penduarve, do të ketë edhe deklarues publikë”, tha Gupi për “A2 CNN”.

 

Lini një Përgjigje