TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2024, 22:50

“Do ketë tërmet në Policinë e Shkodrës”, Karamuço bën deklaratën e fortë: Nëse nuk reagohet, do ndodhë kasaphanë!

Shkruar nga Pamfleti

“Do ketë tërmet në Policinë e Shkodrës”,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar tërmet në radhët e kupolës drejtuese të policisë së qarkut Shkodër, pas asaj ngjarje kriminale që la 4 të vdekur pak ditë më parë.

Karamuço deklaroi se kjo lëvizje bëhet për t’i shkëputur lidhjet e krimit në radhët e policisë, por paralajmëroi se nëse as kjo lëvizje nuk jep efekt, atëherë ngjarje të tjera të ngjashme do të ndodhin sërish në Shkodër.

Di të them që në 10 ditshin e ardhshëm. mbase në javën në vijim do të ketë një reformë të thellë në nivelin drejtues të policisë së qarkut Shkodër. Do vijnë emra të rijnë të cilët detyrën e posaçme, konkrete do kenë rivendosjen e rendit dhe qetësisë publike në atë qytet. Dhe mendoj se të gjitha së bashku, se policia se bën dot vetëm, duhet edhe organet e drejtësisë, madje edhe bashkëpunimi me qytetarët se shumë dëshmitarë s kanë pranuar të japin dëshmi të bëhet e mundur që një herë e mirë krimi aty të vendoset me shpartallua mbas muri. Prandaj le të shpresojmë që të ketë surpriza për këtë rast, sepse është një rast i cili nëse nuk zgjidhet aty do të ketë një tjetër mbase në radhë nuk e shpresoj dhe nuk  e uroj, por do të ketë akte të tjera raste, shumë të rënda që ne i kemi quajtur në raste të tjera kasaphana, si ky i fundit”, tha Karamuço.

 

Lini një Përgjigje