TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shtator 2025, 12:45

“Dilnin në rrugë e shisnin leje”, Rama: Rrjet gjakpirësish, njësoj si shushunjat

Shkruar nga Pamfleti

“Dilnin në rrugë e shisnin leje”, Rama: Rrjet

Kryeministri Edi Rama duke folur sot për Operatorin Kombëtar të Ujit, ka folur ndër të tjera edhe për atë që e konsideroi si luftën e qeverisë për të mbrojtur burimet ujore nga ndërtimi i HEC-eve.

Në këtë kuadër, Rama tha se prej kohësh Qeveria ka ndaluar lejet e dhëna për HEC-e. Sipas tij, në kohën e qeverisë Berisha, dilnin rrugëve e shisnin leje për HEC-e, ndërsa i cilësoi si një rrjet gjakpirësish si shushunjat e trupit.

“Kam një shembull për këtë që duhet ta kuptojnë të gjithë ata që ngrihen kur ka nevojë që një burim uji të futet në shërbim të popullit shqiptar, kjo qeveri ka ndaluar HEC-et prej kohësh dhe ka bërë një luftë të madhe me lejet e dhëna për HEC-e. Ato lejet për minisuperfuqi energjetike, delir komplet. Ajo minisuperfuqia ishte krijimi i një rrjeti gjakpirësish njësoj si shushunjat sulmojnë trupin për t’i thithur ujin bujqve, fermerëve zonave të tëra dhe për tua tharë shtratin e lumit, qe disa të prodhonin energji. Dilnin rrugëve dhe shisnin leje për HEC-e, e kemi bërë për të mbrojtur burimet ujore të popullit të Shqipërisë, jo për të ndaluar sipërmarrjen”, tha Rama.

Lini një Përgjigje