TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2024, 07:20

Diell dhe temperatura deri në 16 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe temperatura deri në 16 gradë, njihuni me parashikimin e

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 16°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

moti

Lini një Përgjigje