TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2026, 20:58

Detaje nga riatdhesimi i Eva Dumanit, operacioni me ndihmën e Turqisë; reagon edhe Ministria e Jashtme

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga riatdhesimi i Eva Dumanit, operacioni me ndihmën e Turqisë;
Eva Dumani takon të afërmit

Eva Dumani është riatdhesuar sot në Tiranë, pas afro 12 vitesh qëndrimi në kampin ‘Al Hawl’ në Siri.

Eva dhe vëllai i saj, Endri Dumani, ishin përkatësisht 8 dhe 6 vjeç kur babai i tyre i mori me vete drejt Sirisë për t’iu bashkuar organizatës terroriste Shteti Islamik. Pas viteve të kaluara në kamp, Eva ishte e vetmja vajzë shqiptare që kishte mbetur ende atje.

Fillimisht, ajo u nxor nga territori sirian drejt Turqisë me ndihmën e xhaxhait të saj.

Pas riatdhesimit në Shqipëri të saj, ka reaguar Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria bëri të ditur se operacioni për kthimin e shtetases shqiptare u realizua me sukses falë koordinimit dhe bashkëveprimit midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë përfaqësinë diplomatike të vendit në Turqi.

Në reagimin e saj, MEPJ thekson se operacioni, i shtrirë në kohë, u mundësua me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke, të cilat falënderohen për bashkëpunimin në këtë rast të ndjeshëm.

Falë koordinimit dhe bashkëveprimit midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ përmes përfaqësisë diplomatike të vendit në Turqi, është realizuar me sukses operacioni për kthimin në Shqipëri të shtetases E.D., e cila gjendej prej disa vitesh në një kamp të Sirisë. Operacioni i shtrirë në kohë u mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke, të cilat i falënderojmë për bashkëpunimin në këtë rast sensitiv”, thuhet në reagim.

Ministria rikonfirmon gjithashtu gatishmërinë dhe vullnetin për t’iu përgjigjur në çdo rast nevojave apo situatave që prekin shtetasit shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë kufijve të vendit.

Lini një Përgjigje