TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 10:11

Deputeti kërkon ndërhyrje urgjente në aksin Fierzë-Bajram Curri: Gurët gjigantë po na rrezikojnë jetën! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti kërkon ndërhyrje urgjente në aksin Fierzë-Bajram
Deputeti kërkon ndërhyrje urgjente në aksin Fierzë-Bajram Curri

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, thotë një rrezik i madh kërcënon banorët e zonës së Fierzës në Tropojë.

Përmes një postimi në Facebook, ai publikoi mesazhin e një banori, i cili denoncon rrezikun e rënies së gurëve me përmasa gjigante në aksin Fierzë–Bajram Curri, konkretisht në fshatin Gegëhysen.

Sipas qytetarit, gurët e mëdhenj ndodhen në prag të rrëzimit në rrugën nacionale dhe mund të shkaktojnë tragjedi në çdo moment. Ai thotë se banorët e zonës e përdorin këtë rrugë çdo ditë dhe se pavarësisht thirrjeve drejtuar Bashkisë Tropojë, nuk është marrë asnjë masë.

Banorët paralajmërojnë se, në mungesë të ndërhyrjes, do të organizojnë një protestë me bllokim të rrugës dhe të hyrjes së HEC-it të Fierzës. Ata kërkojnë mbështetjen e deputetit dhe njoftimin e institucioneve përgjegjëse.

“Nuk ka për të kushtuar shumë. Ky rrezik mund të hiqet për një ditë pune!” shkruan Çelaj në reagimin e tij, duke u bërë thirrje strukturave shtetërore që të veprojnë menjëherë.

Deputeti kërkon ndërhyrje urgjente nga Emergjencat Civile, Bashkia Tropojë, Njësia e Emergjencave në Prefekturën Kukës, për të shmangur një ngjarje të rëndë në zonën e Demushajve të Gegëhysenit.

Banorët presin reagim të shpejtë, ndërsa situata vlerësohet si një emergjencë që mund të zgjidhet brenda ditës, nëse institucionet lëvizin. 

 

ndërhyrje urgjente në aksin fierzë-bajram curri

Lini një Përgjigje