
Gazetari, Ferdinant Dervishi ka deklaruar se shikon një gjendje të rënduar psikologjike të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas sulmeve që ky i fundit bëri ndaj kreut të SPAK. Sipas dervishti, kjo gjendje ka vite dhe tani ka kapur kulmin.
“Shoh prej tre vjetësh apo katër vjetësh që ka një acarim që shkon duke u zmadhuar dhe që e kemi në këtë lloj paraqitjeje. Unë shoh një gjendje të rënduar psikologjike të tij që nuk ka filluar tani.
Ka filluar që kur partia e tij ka filluar të zvogëlohet për shkak të vetëndërtimit të asaj partie.
E ndërtuar më shumë nga njerëz që anonin më shumë tek një vend pune.
Pra acarimin e kam parë fillimisht në këtë formë, kurse tani po e shoh me probleme penale që mund të ketë ai vetë apo bashkëshortja e tij në SPAK. Nuk e di se deri ku kanë shkuar këto probleme.
Unë e shoh si një ngarkesë të madhe psikologjike. Unë mendoj se ai fillon tani dhe ka ato fantazitë e veta”, tha ai në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News.
Lini një Përgjigje