TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2025, 07:23

Bien ndjeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Bien ndjeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, ndërsa zonat veriore dhe qendrore do të pësojnë zhvillim të përkohshëm duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike duke sjellë kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme, por jo reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 27°C parashikohet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në brigjet detare, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Verilindor. Për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Lini një Përgjigje