TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Gusht 2025, 07:12

Vlorë/ Reshjet çajnë kanalin, rrezikohet përmbytja e dy banesave dhe një pularie

Shkruar nga Pamfleti

Vlorë/ Reshjet çajnë kanalin, rrezikohet përmbytja e dy

Në afërsi të fshatit Xhyherinë në Vlorë, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar çarjen e kanalit të ujërave të larta, duke rrezikuar përmbytjen e dy banesave dhe një subjekti pularie.

Raportohet se në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe ato të zjarrfikëses, ndërsa emergjencat civile kanë dërguar një mjet fadromë për të frenuar përhapjen e ujit.

Autoritetet njoftojnë se për të shmangur përmbytjen, është i domosdoshëm përdorimi i një mjeti skrep për pastrimin e inerteve që kanë bllokuar kanalin. Situata vijon të jetë nën monitorim nga autoritetet.

Lini një Përgjigje