TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 20:41

“Berisha, demotivuesi më i madh i opozitës”, Kikia: PD-ja ka nevojë për një lider të ri që frymëzon!

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha, demotivuesi më i madh i opozitës”, Kikia: PD-ja

Analisti Mentor Kikia, duke folur për situatën e Partisë Demokratike, deklaroi se opozita ka nevojë për një lider të ri. Në një intervistë për emsionin “Të Pashoq”, të “Pamfletit”, Kikia tha se Berisha është një lider demotivues i cili nuk ngjall më shpresë. Sipas tij, nevoja e sjelljes së një lideri të ri që bashkon palët dhe ndikon pozitivish te votuesit, është jetike për PD-në.

Kikia theksoi se 16 vitesh në opozitë, një cikël i pandërprerë humbjesh kanë shteruar energjitë dhe shpresat e mbështetësve të Partisë Demokratike, gjë që sipas tij mund të rikarikohen me vetëm me rifreskimin e partisë. 

Pjesë nga intervista:

Kikia: Partia Demokratike dhe vetë zoti Berisha, protestën e kanë patur mjetin e tyre më të fortë. Por duhet të kuptojmë një gjë, që Shqipëria s'është më as ajo e 90-ës, as e 2000-shit, as e 2015-ës, as e 2020-ës. Njerëzit janë të lodhur. Mbështetësit e Partisë Demokratike janë të lodhur nga humbjet e njëpasnjëshme. Janë 16 vjet në opozitë. Mendo një njeri tani që del dhe lufton për një kauzë dhe humb e humb e humb e humb dhe të mbështesë një njeri që thotë, më mbështesni mua, por prapë nuk do fitojmë, gjithkush thotë, po prit o zotëri. Demotivuesi më i madh i vetë opozitarizmit është zoti Berisha, sepse opozita nuk është thjesht Partia Demokratike. Opozita është çdo qytetar që mund të jetë, të ketë qenë edhe votues i Partisë Socialiste një apo dy mandate. Pastaj vjen momenti që kupton që kjo parti duhet të iki nga pushteti sepse po bën keq për shoqërinë dhe për vendin. Ky është një opozitar. Nuk është e thënë që duhet të jesh ithtar i Sali Berishës apo fanatik i një partie politike të caktuar si Partia Demokratike për t'u quajtur opozitar. Çdokush që është në rrugë, që mund të jetë kundërshtar i qeverisë, quhet opozitar. Dhe këto vota duhet të dihet të mblidhen. Ky popull duhet motivuar, duhet frymëzuar për të dalë qoftë në protestë, qoftë për të votuar. Unë mendoj që Berisha nuk e bën dot më këtë gjë. Ore, ka 36 vjet. Për dy muaj futemi në vitin e 36-të. Nuk ka çfarë bën më një politikan. Njerëzit këtë deshën t'i japin të kuptojnë. Nuk e ndjekin. Nuk e ndjekin. Dhe në momentin kur nuk të ndjekin, një politikan ka mbaruar.

-Po a e kanë për detyrë të tjerët rreth e rrotull të marrin situatën në dorë apo janë të pafuqishëm përballë tij?

Kikia: Tani, këtu futemi te përpjekjet për të dhënë mend ne që jemi jashtë PD-së dhe që kjo është një gjë e lehtë për ne, por që...

-Po pse është kaq e vështirë për ata?

Kikia: Është e vështirë sepse është një organizatë politike që, të cilën vetë zoti Berisha ka ditur ta ndërtojë gur pas guri si një kullë që t'i shërbejë atij.

-Po mirë, nuk po flas vetëm për rrethin e ngushtë të besnikëve.

Kikia: Se PD-ja nuk përbëhet vetëm prej atyre. Këtu është problemi tani. Zoti Berisha pati një mbështetje masive, siç Auloni e tha pak më parë. Foltorja e famshme që e riktheu Partinë Demokratike sërish në rrugë, jo në pushtet, ishte e qartë, por e vërtetë, e riktheu në ringun e politikës. Njerëzit u motivuan sërish, demokratët u angazhuan, kuptuan që lidershipi ishte përgjegjës për atë situatë deri në atë moment dhe u arrit deri te kuvendi i madh i stadiumit. Kishte një shpresë këtu që do fillonte frymëmarrja, që Berisha do bënte zgjedhje të lira, që Partia Demokratike do hapej, do krijonte pakënaqësi, padyshim, por do krijonte një mbështetje më të madhe përtej, përtej rrethit të anëtarëve të saj. Unë isha një ndër ata që besoja që do ndodhte kështu sepse në fund Berisha e arriti çfarë donte. E shkuli Partinë Demokratike nga Basha, e shkëputi, e solli aty. Vetë nuk kishte më fuqi dhe energji ta ndiqte këtë proces dhe do ja linte. Nuk ndodhi. Nga ajo që unë di brenda grupit të Berishës, ata ishin të gjithë në pritje që Berisha të thoshte, unë e mbylla misionin tim. Ua solla Partinë Demokratike prapë këtu. Tani, ngrini platformat, konkuroni, garoni...

-Ja kjo nuk ndodhi. Atëherë?

Kikia: Këtu filloi rrënimi.

-Po pra, po pse kaq të pafuqishëm këta të tjerët them unë.

Kikia: Tani, u tregua njëherë që një palë deshën të shkëputen dhe nga Partia Demokratike u shkëputën tre fraksione. Nuk ndodhi asgjë.

-Për mos ta përçarë sërish thua ti?

Kikia: Ajo që do duhej të ndodhte është që sërish Berisha duhet të kuptonte që humb njëherë, dy herë, tre herë, ndalon. Sado probleme të ketë pala tjetër matanë me abuzimin, shfrytëzimin e aseteve ekonomike, administrative, njerëzore e të tjera e të tjera, duhet të shikosh nga vetja. Ore, në cilin vend të botës një qeveri me gjysmën e stafit brenda në burg, me një zëvendëskryeministre me një këmbë në burg dhe një këmbë në derë, që është kapur pas çelësit të zyrës, dhe një kryeministër që nuk del dot në parlament, do ishte e vështirë për ta mundur. Sado të vidhte, sado të manipulonte, sado... Prapë, vjen një moment që vota masive e qytetarëve e rikuperon edhe atë vjedhjen që do bëhet. Nëse Rama do themi që okej, i shantazhon, i bën ai patronazhisti, te vota, i numëron keq e... Çfarë do ta pengonte qytetarin mbrëmë në errësirë që të dilte në rrugë dhe të bërtiste? Këtu duhet parë nga vetja. Dhe atë që nuk po bën PD-ja sot është pikërisht kjo. Berisha... Unë vazhdoj të mendoj. Raporti i OSBE-ODIHR-it është tronditës në raport me standartin e demokracisë dhe nivelin e zgjedhjeve. Por Berisha po e tund edhe më shumë këtë raport. Berisha po i përmend në mënyrë sistematike në çdo fjalim, ka vjedhur këtë, ka vjedhur këtë, ka vjedhur këtë, ka bërë këtë, sepse i duhet si alibi për të mos u larguar.

Lini një Përgjigje