TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2024, 16:14

Bashkimi i tre ministrive në një të vetme, ironizon analisti: S’kam dëgjuar vend tjetër, as ‘Google’ nuk nxirrte gjë!

Shkruar nga Pamfleti

Bashkimi i tre ministrive në një të vetme, ironizon analisti:

Analisti Arion Sula u shpreh i habitur me lëvizjen e fundit të kryeministrit Rama, i cili shkriu disa ministri dhe bëri bashkë atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që do të drejtohet nga, Blendi Gonxhe.

Në një intervistë për “Panorama Tv”, Sulo u shpreh se ai ka kërkuar në Google nëse ka ndonjë vend tjetër në Evropë që ka bërë një lëvizje të tillë, por nuk ka rezultuar që asnjë vend.

“Unë kam kërkuar në internet për të parë si i ka Evropa dhe nuk ka rezultuar asnjë vend që të ketë bërë një gjë të tillë. Këtu është problemi që hipoteza më e madhe, që turizmi kulturor do t’i shërbejë ekonomisë. Për  mua është bazuar te emri i Blendi Gonxhen, ai ka gjetur njeriut punën dhe punën njeriut. Është mërzitur me Elva Margaritin dhe sjell në qeveri ish-bashkëpunëtorin e tim”, tha analisti.

I pyetur nëse Rama e ka të vështirë të gjejë emra me peshë për t’i kthyer në qeveri për shkak edhe të hetimeve të SPAK, Sulo tha se Rama nuk është lodhet për të gjetur emra, sepse nuk i zgjedh sipas kritereve.

Nuk besoj se lodhet për të gjetur emra, se për tu lodhur duhet të gjesh njerëz me disa kritere, ai nuk i merr sipas kritereve. Ai merr rishtar, po karriera politike. E dyta po të mos ketë karriera politike, duhet të jenë ekselentë të fushës, as këtë nuk e ka bërë. Te ne ka zv.ministra dhe drejtorë, nuk ka ministra”, u shpreh ai.

sulo

Lini një Përgjigje