
Banorët e Bërxullës ditën e sotme i kanë bërë bëjnë thirrje shtetit që t’u japë zgjidhje për pronat e tyre të cilat preken nga projekti rrugor Thumanë-Kashar.
Ata kanë bllokuar rrugën që të dërgon për Rinas, teksa i bëjnë thirrje kryeministrit Rama dhe zvkryeministres Balluku që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të gjetur një zgjidhje.
“Edi Rama para ca ditësh shkoi në Angli për të kërkuar zgjidhje te anglezi. Shqiptarët i ka masakruar. Ky shet është vetëm për të vjedhur. Ku janë Edi Rama dhe Belinda Balluku dhe Ervis Berberi.
Turp të kenë, çfarë qeveritarësh kemi ne. Turp për këta ministra dhe këta qeveri. Me votat e popullit ka ardhur Edi Rama, dikur thonte Berisha nuk zbriste nga kali, tani është Rama që nuk zbret nga kali.” – tha një banore.
“Belinda Balluku nuk reagon fare. Çfarë pret ajo, çfarë i kushton të sjellë një përfaqësues?” – tha një banore tjetër.
“Ta anulojnë rrugën, këta s’kanë virtyt njerëzor. Edhe atë post që kanë marrë, nuk e bëjnë dot” – tha banorja tjetër.
“Belinda Balluku ka kapur majat, por do hidhet, ka për ta hedhur Zoti. Është edhe nënë, e pafytyrë” – tha një tjetër banore.
Banorët e zonës së Bërxullës tashmë prej muajsh vijojnë protestën çdo të dielë kundër zhvillimit të projektit rrugor Thumanë-Kashar.
Ata janë mbledhur dhe kanë bllokuar një pjesë të aksit të rrugës së Rinasit.
Një prej problemeve kryesore që shtrojnë banorët është çështja e shpronësimit, duke deklaruar se atyre u është ofruar një çmim më i ulët se çmimi i tregut.
"Skemi marrë asnjë përgjigje, po mbyllet muaji i gjashtë i protestës. Për vlerën e pronës thonë se duhet të zbatohet ligji. Për certifikimin e pronës, është hedhur një tezë që nuk e merr asnjë përsipër. Sipas ligjit, çdo banesë që preket nga një projekt, duhet të dëmshpërblehet sipas vlerës së tregut. Këto banesa i dolën rrugës përpara? Apo gjurma e rrugës kalojnë mbi këto banesa. Kjo vepër është bërë në studiot e Italisë, me google maps, pra nuk është bërë sipas rrugës në terren.", tha një banor.
Banorët kanë deklaruar se nuk do lejojnë punimet pa parë dokumentacionin dhe se do përshkallëzojnë protestat.
“Na ka ardhur një çmim, 517 mijë lekë për metër katror për banesa. Kreu i Bashkisë Vorë dhe ai vetë është shokuar kur mori vesh çmimet që solli firma.
Ne nuk do t’i lëmë deri sa të vijë dhe të na prezantohet çdo gjë me dokumente. Duhet të vijnë me dokumente sa nënkalime do bëhen, rrugët dytësore. Ne do t’i përshkallëzojmë protestat, do rrimë dhe me ditë”, thanë banorët.
Lini një Përgjigje