TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2024, 08:00

Babaramo “shfryn” aksionin e SPAK në Elbasan: Organizatë kriminale pa ministra dhe deputetë!

Shkruar nga Pamfleti

Babaramo “shfryn” aksionin e SPAK në Elbasan: Organizatë

Gazetari Ilir Babaramo u shpreh skeptik për etiketimin që SPAK i ka bërë bandës së Suel Çelës në Elbasan, si organizatë kriminale. Ai tha se nuk ka organizatë kriminale pa ministra, deputetë dhe se ajo është kur je vegël e politikës.

“Kjo që ka dalë deri tani është që kthehemi dhe rrotullohemi, me Pajtime, Fatime a si e ka kjo. E di ku e kam parë mafian unë? E kam parë në Siçili.

Nga kjo që ka nxjerrë SPAK ne nuk kemi të bëjmë me një organizatë kriminale, se organizatë kriminale pa ministra, pa deputetë... Ok, qëndrojnë të gjitha ato me atë Pajtime dhe unë e respektoj kolegun tonë Saimirin për integritetin dhe qëndrueshmërinë, po nëse do të flasim për organizatë kriminale, ku është? Ku janë ata që marrin vendimet?

Në Siçili kanë 50 vjet që duan të ndërtojnë urën e Mesinës dhe mafia nuk e lë. Blejnë ministrat, blejnë qeverinë, blejnë parlamentin.

Organizatë kriminale është kur je vegël e politikës. Ne e dimë si ka funksionuar, nga Dukagjini, deri në Vlorë, apo Lazarat"- tha Babaramo në  “ Të Paekspozuarit”.

Lini një Përgjigje