TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Janar 2026, 21:19

"Autori grek pushtoi forcërisht katin e burgut”, Dervishi: Pagesa për ta eliminuar Jani Aliajn ka qenë e madhe!

Shkruar nga Pamfleti
"Autori grek pushtoi forcërisht katin e burgut”, Dervishi:
Ferdinand Dervishi

Gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Xhevahir Zhabina kanë treguar detaje për vrasjen e të burgosurit Jani Aliaj në burgun e Koridhalosit në Greqi, sot pasdite.

Ferdinand Dervishi në emisionin “Të Paekspozuarit: Është goditur me thikë të bërë në mënyrë artizanale në orën 16.00. Disa muaj më parë autori grek me disa arabë pushtoi forcërisht gjithë katin ku ishte ky dhe nuk e realizoi vrasjen, pra pagesa ka qenë e madhe.

Xhevahir Zhabina: Historia mes Aliajt dhe Çiços nisi në fund të viteve ’90 dhe gjithë ata që jetojnë në Tepelenë-Gjirokastër e dinin. Kanë qenë bashkë në burg në Greqi. Konflikti ka patur ulje-ngritje deri te vrasja në ish-Bllok ku Jani Aliaj vrau Elton Çiçon. Vrasja e prindërve të Çiços nuk ka lidhje, se ishte për grabitje.

 

Lini një Përgjigje