TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2024, 13:38

Arrestimi i Jorgo Goros, reagon Omonia: E dinim që nuk do të tregonte moral politik

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Jorgo Goros, reagon Omonia: E dinim që nuk do të tregonte

Dega e Omonias në Himarë ka reaguar me anë të një deklaratë në lidhje me çështjen e Jorgo Goros. Sipas Omonias, askush nuk priste që z. Goro dhe bashkëpunëtorët e tij të tregonin moral politik dhe të merrnin përsipër ndonjë përgjegjësi.

Omonia shprehet gjithashtu se, për herë të parë dhe të fundit pozicionohet në raport me humbësin e zgjedhjeve, dhe kjo vetëm sepse ai, në panikun në të cilin ndodhet, “zgjodhi” të hedhë baltë kundër tyre dhe përsëri të nënvlerësojë rezultatin e zgjedhjeve.

“Askush nuk priste që z. Goro dhe bashkëpunëtorët e tij të tregonin moral politik dhe të merrnin përsipër ndonjë përgjegjësi. Përkundrazi, ne, me vetëdije nuk kemi bërë asnjë koment dhe asnjë njoftim për arrestimin, apo fillimin ose mosfillimin e procedimit penal ndaj Goros dhe eprorëve të tij politikë – klientë, për veprimet e tyre në dëm të pronarëve të ligjshëm.

Megjithatë, për herë të parë dhe të fundit pozicionohemi në raport me humbësin e zgjedhjeve, dhe kjo vetëm sepse ai, në panikun në të cilin ndodhet, “zgjodhi” të hedhë baltë kundër OMONOIA dhe përsëri të nënvlerësojë rezultatin e zgjedhjeve”, thuhet në reagim.

 

 

jorgo goro omonia

Lini një Përgjigje