TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2023, 07:45

Arrestimi i ish-shefit të RENEA-s, Artan Hoxha nxjerr pamjet: Momenti kur Morina mori 113 mijë euro nga biznesmeni i ndërtimit!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i ish-shefit të RENEA-s, Artan Hoxha nxjerr pamjet: Momenti kur

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar mbrëmjen e djeshme pamjet e kamerës së sigurisë brenda një lokali te “Kodra e Diellit” në Tiranë, në të cilat shfaqet ish-shefi i RENEAS duke marrë mijëra euro nga një person tjetër. Altin Morina është arrestuar dhe ndodhet në qeli.

Rreth një orë para se të arrestohej ish-shefi i RENEAS u takua me biznesmenin e ndërtimit në një lokal dhe mori paratë. Madje, më vonë në tavolinë shkojnë dhe familjarët e biznesmenit.

Ky regjistrim është bërë vetëm një orë përpara arrestimit, diku në zonën e Tiranës së Re. Ky është biznesmeni Gentian Gjoka dhe kutia e bardhë që ai solli kur erdhi në tavolinë janë 113 mijë euro. Pak më vonë, kamarieri ka shkuar në një market dhe ka marr një qese. Këtu ka ardhur djali i biznesmenit dhe më pas ka ardhur dhe bashkëshortja. Ka një akt noterial që e ka lëshuar i biri i biznesmenit dhe i thotë që kam dhe një statement të bankës, por kjo duhet verifikuar”,-tha Hoxha duke shpjeguar videon në “Opinion”.

arrestimi i ish-shefit të reneas artan hoxha

Lini një Përgjigje