
Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi e arrestuar këtë të enjte nga policia, rezulton pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas Prokurorisë Speciale, ajo akuzohet si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal. Rajmonda Dashi është lënë në arrest shtëpie.
SPAK sqaron se Dashi bashkë me shtetasin në hetim A.M. kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.
Këto veprime janë kryer për llogari të dy vëllezërve, të cilët policia i çoi në pranga pasi rezultojnë të dënuar për trafik droge në Belgjikë.
Ndaj ish-drejtoreshës, rëndojnë disa akuza. Aktualisht, Rajmonda Dashi ishte emëruar specialiste për zonën e Vorës dhe Kamzës. Në dhjetor 2021, ajo dha dorëheqje të parevokueshme nga drejtimi i komanduar i Kadastrës së Durrësit.
Ndërkaq, Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 29, datë 23.10.2023 ka vendosur sekuestrimin për pasuritë e mëposhtme:
12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;
4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;
3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;
27 (njëzetë e shtatë) llogari bankare;
Një shoqëri tregëtare;
2 (dy) automjete;
Hetimi vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe identifikimi i pasurive të tjera
Lini një Përgjigje