
Gazetari Arian Çani duke komentuar protestën e opozitës të zhvilluar dy ditë më parë para kryeministrisë i dha një ‘formulë’ Sali Berishës për të ‘dalë’ nga arresti i shtëpisë.
I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Çani tha se Berisha duhet të përdorë hologramën që të shfaqet gjithandej. Mes tjerash ai nënvizoi se demokratët duhet të zgjedhin se kush është lideri i tyre jashtë.
“Do ishte mirë që doktori, tani që është në arrest shtëpie të përdorte hologramën. Nuk quhet thyerje arresti. Kushton pak por është shumë e bukur. Do ja vlente si gjë. Nuk pati ndonjë zhvillim të ri. Nuk kanë zgjidhur një gjë, se kush do jetë lideri i opozitës jashtë arrestit”, tha ai.
Lini një Përgjigje