TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2025, 07:52

Analisti debat me Nokën për Shehajn: Ai ishte kundërshtar, ti e votove Bashën për kryetar pas humbjes së PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Analisti debat me Nokën për Shehajn: Ai ishte kundërshtar, ti e

Gazetari Andi Tela debatoi me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka për akuzën e PD-së se ish-deputeti Agron Shehaj vodhi databazën e partisë, përpara se të ikte për të krijuar partinë e tij.

Tela i kujtoi Nokës se Shehaj ishte kundër Bashës, ndërsa Noka e votoi atë si kryetar pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2021.

Pjesë nga debati

Tela: Një muaj pas mbarimit të zgjedhjeve kur u mblodhët sërish bashkë dhe votuat Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, Shehaj kishte të drejtën të merrte databazën.

Noka: Kthehemi të gjirizi.

Tela: Mos e ngarko kot, që nuk i takon. Nuk ka vjedhur gjë.

Noka: Ka vjedhur databazën.

Tela: Po nuk ka vjedhur gjë. Ai ishte kundërshtar i Lulzim Bashës para se të niste. Kur votoje ti Lulzim Bashën për kryetar, ai ishte kundërshtar.

Noka: Ku punon ti?

Tela: Ja këtu te Ylli.

Noka: Atëherë a mund të përziejë dhe të të tregojë se çfarë ndodh me stafin këtu? Atje mos u përzij se i di unë atje.

Tela: Pse i di vetëm ti këto gjëra që janë botërisht të njohura?

Noka: Zotëri ka vjedhur databazën.

Tela: Po nuk e ka vjedhur, e dispononte. Ja dha partia që të hynte në garë kundër Lulzim Bashës që ti e mbështetje, për t’u bërë kryetar pas humbjes së vitit 2021.

Noka: Me gjithë respektin që kam për ty, në rastin më të mirë, ja fut kot, në rastin më të keq je duke gënjyer.

Lini një Përgjigje