Elmir Tufa është lënë në burg nga Gjykata e Fierit, pasi akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit 2 vite më parë.
Gjykata e Fierit, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufen, i cili akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të vitit 2021.
Gjatë seancës, 31-vjeçari ka pretenduar se nuk është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit duke shtuar se në kohën kur ka ndodhur atentati ka qenë në gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendësim mase sigurimi të një kushëriri të tij dhe pretendonin se kishin pamje filmike për këtë fakt.
Elmir Tufa u arrestua pas një operacioni të policisë më 2 Nëntor në Fushë-Krujë. 31-vjeçari ishte në kërkim prej më shumë se 2 vitesh pasi akuzohet se është bashkëpunëtor i ekzekutimit brenda makinës të biznesmenit 41-vjeçar.
Për këtë vrasje, 2 vite më parë u akuzuan si pjesëmarrës Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xhecuka, dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç. Prej tyre është arrestuar dhe dënuar me 21 vite burg vetëm Albert Zaja.
"Gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufen, i akuzuar për vrasjen e Shkelzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021.
31-vjeçari është paraqitur në gjykatë mëngjesin e kësaj të diele nën masa të rrepta sigurie dhe është vendosur verifikimi i masës se sigurimit.
Pasi kanë dëgjuar palët si atë akuzuese dhe atë mbrojtëse trupi gjykues vendosi vijimin e mases se sigurise “arrest me burg” për Elmir Tufen.
Gjatë seancës personi nën hetim dhe avokati i tij pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qënë në gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendësim mase sigurimi të një kushëriri të tij dhe pretendonin se kishin pamje filmike për këtë fakt, duke përsëritur edhe një herë mos përfshirjen në vrasjen e biznesmenit 42- vjecar.
Ndërkohë mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”", thuhet në njoftimin e gjykatës.
Si u vra Shkëlzen Kastrati?
Ishte ora 10 e 30 e mëngjesit të së hënës më 1 Shkurt të 2021-it kur Shkëlzen Kastrati u ekzekutua nga persona të panjohur në makinën e tij pranë fshatit Sheq të Fierit, në një atentat të mirëmenduar. Autorët duket se e kanë mbajtur nën vëzhgim 41-vjeçarin, pasi sapo viktima është futur në kthesë, ka ulur shpejtësinë e makinës tip “Benz”.
Në këtë moment nga një makinë tjetër tip “Range Rover” është qëlluar nga një armë Skorpion me sileciator me 2 plumba, të cilët njëri e ka kapur në kokë dhe tjetri në krah. Kastrati ka humbur jetën në vend.
Makina e viktimës ka lëvizur edhe për disa metra dhe është ndalur kur ka goditur një tjetër automjet që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Trupi i viktimës ka qëndruar për gati një orë në automjet derisa ekspertiza ka marrë të gjitha të dhënat.
Pak minuta pas krimit të rëndë policia ka gjetur të djegur mjetin tip Range Rover pranë mbikalimit të Baltzës në fshatin Mbrostar të Fierit. Brenda në mjet është gjetur edhe një armë automatike me të cilën dyshohet se është qëlluar viktima.
Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.
Klemend Kastrati, më 8 Janar 2016 mbeti i plagosur në një atentat ku humbi jetën Denis Kasaj dhe u plagos Elton Margariti. Ngjarja ndodhi në dalje të autostradës Lushnje-Fier. Objektiv i atentatit ishte Kelmend Kastrati, i cili mundi t’u shpëtojë plumbave.
Në atentatin ndaj Shkëlzen Kastratit, njëri nga personat e kërkuar për këtë vrasje dhe që ka dyshime të jetë qitësi, është pikërisht Elson Xheçuka nga Kamza. Sipas policisë Elson Xheçuka, rezulton të jetë vëllai i Hektor Xheçukës, që u arrestua në vitin 2018 dhe më pas u lirua nga burgu në Prill 2019, si person i dyshuar në vrasjen e shtetasit Emiljano Boçi.
Për këtë krim është arrestuar Albert Zaja dhe Elmir Tufa, ndërsa Elson Xheçuka dhe Silvio alias Roland Cara, vijojnë të jenë në kërkim.
Të katër persona kanë pasur detyra të ndara në këtë atentat, ku dy i janë afruar me makinën tip “Range-Rover”, objektivit Shkëlzen Kastrati. 4 personat e përfshirë në ngjarje dyshohet se janë vrasës me pagesë të cilët e kanë ndjekur viktimën për afro 2 muaj në lëvizjet e tij, deri në ekzekutimin final.
Lini një Përgjigje