
GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit Fran Tuci, i cili u arrestua dje me urdhër SPAK. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.
Ndërkohë, administratori i njësisë së Fushë Arrëzit është lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa fadromisti është lënë në masën detyrën paraqitjeje.
Për këtë çështje ra në pranga edhe administratori i njësisë Iballë në Pukë ndërsa u shpall në kërkim pronari i kompanisë që kreu punimet pa leje, pasi ka shkatërruar zonën e pyllëzuar.
Tuci ka lejuar disa banorë që të pastrojnë një rruge 1 km në nje fshat të thellë të Fushë-Arrëzit me fondet e komunitetit.
SPAK ka dhënë njoftim zyrtar për arrestimin Tucit. SPAK thotë se ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi lejuoi hapjen e një rrugë duke shkaktuar dëm 234 mln lekë fondit pyjor.
Lini një Përgjigje