TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Gusht 2024, 08:30

Aktori i njohur Mehdi Malkaj shtrohet në spital

Shkruar nga Pamfleti
Aktori i njohur Mehdi Malkaj shtrohet në spital
Mehdi Malkaj

Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër (Sindromë Koronare Akute).

Në spital është paraqitur pasditen e djeshme dhe sipas burimeve brenda spitalit gjendja paraqitet e qetë, dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.

Aktori ka qenë në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë.

Ndihmën e parë e ka marr nga mjekët e Traumës, dhe pastaj këta të fundit e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët specialistë kardiologë.

mehdi malkaj

Lini një Përgjigje