Operacioni ka goditur një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Një aksion i përbashkët është zhvilluar mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK dhe si pasojë janë lëshuar 21 urdhër-arreste.
Ky operacion është vijim i atij të zhvilluar dy ditë më parë në Itali, ku u godit grupi i Ndragehetës dhe shqiptarët e lidhur me ta, të cilët në 2 vite u zbulua se kishin trafikuar 3.5 ton kokainë me vlerë 27 mln euro.
Mes 28 masave të sigurisë që u lëshuan nga Prokuroria e Milanos, 6 prej tyre ishin shqiptarë. Ai aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri si i përfshirë në grupin e Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cinco-s, Ermir Ndrejaj, të akuzuar për trafikun e 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro.
Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, nga Kavaja e Burreli, për të gjithë masa 'arrest në burg'.
Të përfshirët akuzohen se i përkasin një organizate të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, klani Barbaro, dhe bashkë me shqiptarët organizuan dhe financuan trafikun ndërkombëtar të drogës. Akuzohen se kanë trafikuar 3.5 ton kokainë, nga të cilat më shumë se 400 kg u sekuestruan në Itali dhe jashtë vendit. Brenda afërsisht dy vitesh, organizata transportoi drogë me vlerë mbi 27 milionë euro.
Hetimi u krye kryesisht nëpërmjet analizës së bisedave në SkyEcc, dhe zbuloi një trekëndësh kompleks të bashkëpunimit midis kriminelëve nga Kalabria, Lombardia dhe Kampania. Mes personave që janë lëshuar masat e sigurisë, është edhe një kinez, i akuzuar për pastrim parash, i cili lehtësonte pagesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit "fei ch'ien" ( i njohur edhe si "paratë fluturuese" për transferimin pa lëvizur fizikisht shuma të mëdha parash).
Vijon...
Lini një Përgjigje