TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2023, 21:50

Aksidentet e ditëve të fundit, ish shefi i Policisë Rrugore: 90% e policëve nuk dinë as shenjat e qarkullimit

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentet e ditëve të fundit, ish shefi i Policisë Rrugore: 90%

Ish shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Krenar Ahmeti, ka folur në lidhje me sigurinë rrugore në vend dhe shkaqet që sjellin aksidentet e shumta që ndodhin në vendin tonë.

I ftuar në emisionin “Review” në “Euronews Albania”, Ahmeti tha se policët rrugorë kanë përgjegjësi të madhe në parandalimin e aksidenteve dhe sipas tij 90% e policëve rrugorë nuk dinë as shenjat e qarkullimit. Ai shtoi se policia rrugore ka pasur gjithmonë problematika dhe do të vazhdojë të ketë.

Përgjegjësia është e madhe e policisë rrugore. Policia rrugore ka pasur dhe do të ketë problematikë. Argumenti kryesor, 90% e policisë rrugore nuk i di shenjat e qarkullimit rrugor. Ta them unë që nuk i dinë. Atëherë, si mund të më ndihmojë mua një polic rrugor? Unë po të flas në përgjithësi”, tha ai.

Lini një Përgjigje