TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 14:45

A keni pasur presione direkte ose indirekte? Braho: Zgjidhja është zbatimi i ligjit

Shkruar nga Pamfleti

A keni pasur presione direkte ose indirekte? Braho: Zgjidhja është

Klodian Braho, kandidati i katërt në garën për kreun e SPAK, paraqiti platformën e tij dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, lidhur me drejtimin e strukturës speciale.

Një nga pyetjet që iu drejtua Brahos kishte të bënte me presionet dhe si e kishte menaxhuar situatën, nëse ka pasur të tilla.

Ai tha se presione ka pasur në forma direkte apo indirekte, por zgjidhja e vetme për raste të tilla është vetëm zbatimi i ligjit.

"Edhe kam ndjerë presione direkt apo indirekt. Por jo vetëm tani, sepse tani jemi në SPAK dhe kemi mbrojtje.

Por edhe kur nuk i kemi pasur këto, ka një rregull çdo çështje e vështirë, ka një zgjidhje të thjeshtë, do të zbatosh ligjin sepse ajo është zgjidhje që nuk të lë të gabosh.

Kjo ka qenë zgjidhja ime”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje