TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2024, 18:56

400 mijë euro apartament në Bruksel, Artan Hoxha: Berishën po e këshillojnë keq, çdo fjalë që thotë do t’i përdoret kundër

Shkruar nga Pamfleti

400 mijë euro apartament në Bruksel, Artan Hoxha: Berishën po e

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në lidhje me procesin hetimor ndaj Sali Berishës, i cili u mbyll ditën e mërkurë dhe do të dërgohet për gjykim.

Hoxha u ndal tek strategjia mbrojtëse e Berishës, duke theksuar se do të ishte më mirë për të të heshtte, pasi çdo gjë që thotë ndërkohë mund të kthehet në akuzë kundër tij gjatë procesit gjyqësor.

Por, ai shtoi se është e qartë që Berishës nuk i intereson shumë vendimi penal, po i intereson shumë beteja me publikun.

Dëgjova një arsyetim të Berishës që thoshte, blemë një apartament 400 mijë euro në Bruksel sepse çmimet në Tiranë janë më të shtrenjta.

Pra, nuk e di kush po e këshillon në këtë moment, por mendoj fiks ajo batuta e famshme e sherifëve amerikanë kur të arrestojnë dhe thonë, që nga ky moment, çdo fjalë që do thuash do përdoret kundër teje në proces.

Dhe mendoj se Berisha po bën të njëjtën gjë. Por, jam i bindur se Berishës nuk i intereson shumë vendimi gjyqësor, por i intereson shumë beteja me publikun”, u shpreh Hoxha për gazetën Tema.

Lini një Përgjigje