TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2025, 12:18

250 herë më e fortë se heroina, droga që alarmon Europën; rreziku nga grupet mafioze shqiptare e ato meksikane

Shkruar nga Pamfleti

250 herë më e fortë se heroina, droga që alarmon

Deri në 250 herë më i fortë se heroina, përzierja e Klasit A është aq e fuqishme saqë në të kaluarën është quajtur edhe droga 'Frankenstein'…

Një drogë e re ka nisur të qarkullojë, ndoshta jo shumë masivisht, por ka vënë në alarm strukturat e sigurisë në Europë dhe më gjerë. Bëhet fjalë për nitazenën, një kokërr e vetme e së cilës, mund të jetë vdekjeprurëse. Ekspertët paralajmërojnë për një “katastrofë” të shëndetit publik që po afron pikërisht nga kjo lloj droge, e cila kryesisht importohet nga Kina.

Nitazena vlerësohet të jetë 250 herë më i fortë se heroina, madje përzierja e Klasit A është aq e fuqishme saqë në të kaluarën është quajtur edhe droga "Frankenstein".

Ajo po përzihet në qetësues dhimbjesh dhe ilaçe kundër ankthit, që mund të blihen lehtësisht në internet. Baronët e drogës e bëjnë këtë për t’i bërë drogat më të forta ose për të zgjeruar furnizimin dhe për të rritur fitimet.

Vetëm një sasi e vogël e kësaj droge mund të fikë sistemin nervor qendror të trupit dhe të shkaktojë një mbidozë të menjëhershme.

Pjesë të Evropës, konkretisht Britania dhe shtetet baltike, po përballen me një fluks vdekjesh të lidhura me drogën.

Qindra njerëz vdiqën në Mbretërinë e Bashkuar, nga mbidozat që përfshinin nitazena gjatë 18 muajve, sipas qeverisë.

“Kjo është ndoshta kriza më e madhe e shëndetit publik për njerëzit që përdorin drogë në Mbretërinë e Bashkuar që nga kriza e AIDS-it në vitet 1980”, tha për The Wall Street Journal Vicki Markieëicz, drejtoreshë ekzekutive për Change Groë Live, një ofrues kryesor i trajtimit për drogën dhe alkoolin në Mbretërinë e Bashkuar .

Vetëm këtë javë, shefat e shëndetësisë skoceze kanë paralajmëruar se nitazeni po përhapet në të gjithë Skocinë, duke paralajmëruar për një valë të afërt vdekjesh.

Opioidet sintetike po nxisin gjithashtu një rritje të ndjeshme të vdekjeve në Estoni dhe Letoni.

 “Nëse grupe të mëdha kriminale, si grupet mafioze shqiptare, grupet kriminale turke ose grupet italiane ose meksikane, fillojnë të furnizojnë Evropën me nitazena në shkallë të gjerë, mund të parashikojmë një katastrofë masive të kujdesit shëndetësor publik”, thotë Vanda Felbab-Broën, një bashkëpunëtore e lartë në Institutin Brookings, shkruan The Sun.

250 herë më e fortë se heroina, droga që alarmon

Kartelet e drogës në Meksikë mund t’i përdorin “lehtësisht” kontaktet e tyre në Kinë për të futur nitazena në SHBA, ka paralajmëruar Administrata për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (DEA).

Deri më tani, Meksika nuk ka sekuestruar asnjë dërgesë të drogës, por DEA thotë se ajo është gjetur tashmë në të paktën 4,300 sekuestrime droge që nga viti 2019.

Vetëm identifikimi i substancës është një sfidë, pasi shumica e testeve të mbidozës nuk kryejnë teste për nitazena, që do të thotë se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë se sa është raportuar.

Simptomat e një mbidoze mund të eliminohen duke marrë një antidot të quajtur naloxone. Nitazenet bënë për herë të parë lajme në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021 kur një 18-vjeçar mori një mbidozë jo-fatale.

Që atëherë, droga ka fituar popullaritet, duke u bërë vrasësi më i ri në rrugë.

Zyrtarisht, më shumë se 400 vdekje, plus shumë mbidoza jo-fatale, u lidhën me nitazenet në Mbretërinë e Bashkuar midis qershorit 2023 dhe janarit 2025 , sipas të dhënave qeveritare.

Në Estoni, nitazenët ishin të përfshirë në 48 përqind të të gjitha vdekjeve të shkaktuara nga droga në vitin 2023 (56 nga 117), nga 39 përqind në vitin 2022, thuhet në Raportin Evropian për Drogën 2025.

Në Letoni, vdekjet e lidhura me nitazenin u rritën nga 29 përqind në vitin 2022 në 38 nga 130 në vitin 2023 - duke dyfishuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga droga në vend vetëm në një vit, tregojnë të njëjtat të dhëna të ngjashme. /Përshtatur nga Pamfleti/

Lini një Përgjigje