TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2025, 08:18

“21 Janari, sfidë për drejtësinë”, Romeo Kara: Duhet të ishin bërë më shumë përpjekje për zbardhjen e krimit shtetëror

Shkruar nga Pamfleti

“21 Janari, sfidë për drejtësinë”, Romeo Kara:

Avokati Romeo Kara është shprehur se zbardhja e “21 Janarit”, është sfidë për drejtësinë dhe politikën.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, juristi Kara u shpreh se duhet të ishin bërë më shumë përpjekje për zbardhjen e këtij krimi shtetëror.

“Është sfidë e madhe për drejtësinë, por edhe për politikën. Drejtësia duhet të bëjë rolin e saj. Kemi pengmarrje të drejtësisë nga politika, nuk kemi stepje të politikës nga drejtësia. Nga investigimet e mia, edhe proceset e mëdha nuk janë zhvilluar si duhet, të përfshijë të gjithë aktorët. Kur shoh njerëzit në bulevard atje, i themi mazhorancës, respekti kryesor do ishte që gjaku i tyre të respektohej. Hetimet nuk janë bërë, nuk ka pasur vullnet. Duhet të bëhet drejtësi. Mendoj që është mjaft”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje