TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2024, 14:10

“21 Janari”, gjyqtari përplaset me prokurorin e SPAK: Keni kryer hetim edhe për zinxhirin drejtues të shtetit?

Shkruar nga Pamfleti

“21 Janari”, gjyqtari përplaset me prokurorin e SPAK: Keni

Kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës, që dosja e “21 Janarit” të hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është shoqëruar me debate me tone të larta në Gjykatën e Lartë, ku dhe po shqyrtohet kjo kërkesë.

Mësohet se gjykatësi Sokol Binaj ka ngritur tonet në drejtim të prokurorëve SPAK-ut, në lidhje me hetimin që duhet të bëjë ky organ për zinxhirin e drejtuesve të lartë të shtetit.

Pjesë e trupës gjykuese janë gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Ndërkaq nga SPAK, prezent në seancë është prokurori Alfred Shehu.

Debati i plotë.

Ilir Panda: Prokuror kam dy pyetje. Siç duket nga aktet ju keni kryer dy veprime. Cilat janë ato?

Alfred Shehu: Kemi kërkuar informacion nga prokuroria e Tiranës.

Ilir Panda: Nën prizmin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ju e shikoni ndryshe aktin e prokurorisë së posaçme.

Alfred Shehu: Organet duhet të bëjnë hetim të plotë. Ky procedim po kryhet nga prokuroria.

Sokol Binaj: Edhe për drejtuesit, edhe për zinxhirin drejtues kush do ta hetojë, kujt i takon.

Alfred Shehu: Po heton Tirana.

Sokol Binaj me zë të lartë: Flitet për zinxhirin drejtues, a keni përgjegjësi?!

Alfred Shehu: S’kanë dalë subjekte të posaçme.

Gjyqtari i Lartë Sokol Binaj: S’po flas për subjekte të zakonshme, zinxhirin?

Shehu: Në rast se ata gjejnë shpallin mos kompetencën dhe e sjellin.

Sokol Binaj: KPP parashikon dy mënyra disponimi të prokurorit. Ke detyrimin para një kallëzimi t’i përgjgjesh me të gjitha rekuizitat. Nuk ka rrëzohet. Nuk pranohet jep argumentat. Kjo hap rrugën që palët të shkojnë ku duhet të shkojnë në lidhje me kërkesat e tyre.

Shehu: Në kodin e procedurës penale nuk parashikohet

Gjyqtari Binaj: Jepi përgjigje. Kallëzimi vjen dhe regjistrohet.

Shehu: Ky disponim i prokurorisë është vlerësuar edhe nga gjykata

Sokol Binaj: Është kjo shkresë

Shehu: Ky kallzim nuk është rregjistruar. Ai kallzim është vlerësuar nga një prokurori tjetër

Ilir Panda: Edhe për zinxhirin drejtues të shtetit? Ka ndonjë stimul për ju?

Binaj: Ska asnjë pengesë që për një çështje penale të hetojnë disa prokurori, një dy tre katër pesë

Gjyqtari Binaj: Por mbi bazën e rregjistrimit penal dhe jo me shkresa dërgo shkresa sa andej këtej. Jo pa patur asnjë mjet procedurial në dorë.

Prokurori i SPAK Alfred Shehu: I qëndrojmë argumenteve tona. Shkresa jonë është një shërbesë administrative, nuk ka ankim ndaj shkresave. Gjithashtu dy vendime i Shkallës së Parë dhe Apelit na japin të drejtë, për këto arsye kërkojmë mos pranimin e rekursit.

Sokol Binaj: Ku e bazoni shkresën e drejtuesit të prokurorisë së posaçme për të shpallur mos kompetencë më tregoni dot dispozitën? Keni detyrimin që para një kallëzimi ka apo nuk ka elementë për ta rregjistruar, ose ka dhe rregjistrohet ose nuk ka dhe rrëzohet dhe jepini për të dyja rastet argumentat.

Alfred Shehu: Nëse SPAK nuk është regjistruar kallëzimi. Ky disponim i SPAK është vlerësuar edhe nga kolegje të tjera të gjykatës së Lartë. Ne nuk kemi rregjistruar kallëzim penal. Ai kallëzim është vlerësuar nga një tjetër prokurori kompetente.

gjyqtar perplasje prokurori i spak hetim 21 janari

Lini një Përgjigje