TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 13:34

15-vjeçari mbërriti me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin e plagosur

Shkruar nga Pamfleti
15-vjeçari mbërriti me dy çarje në zemër e një
Mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin e plagosur

Spitali i Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen 14 të qytetit bregdetar, ku një i mitur u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar. Në reagimin e spitalit të Durrësit thuhet se 15-vjeçari mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike me dy çarje në zemër dhe një në stomak.

I mituri u fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik, duke e cilësuar këtë një rast suksesi në spitalin e Durrësit.

Sipas bluzave të bardha pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.

Reagimi i Spitalit Durrës:

Rast suksesi në Spitalin Rajonal Durrës

Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.

U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.

Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.

Ekip i fortë. Vendimmarrje e shpejtë. Jetë e shpëtuar. 

 

mjekët e durrësit shpëtojnë të miturin e plagosur

Lini një Përgjigje