TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Gusht 2025, 13:25

Tërmet 4.7 ballë në Greqi

Shkruar nga Pamfleti
Tërmet  4.7 ballë në Greqi
Tërmet 4.7 ballë në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49 me orën lokale, me epiqendër 11 kilometra në veriperëndim të qytetit Messíni dhe rreth 126 kilometra në jug-juglindje të Patrës.

Tërmeti ndodhi në një thellësi të vogël prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën më të ndjeshëm në sipërfaqe. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet greke janë në gatishmëri në rast të pasgoditjeve.

Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera përreth rajonit të Peloponezit. 

tërmet 4.7 ballë në greqi

Lini një Përgjigje