TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2025, 22:02

Titullari rikthehet për ndeshjen e ardhshme, kombëtarja feston para sfidës me Letoninë

Shkruar nga Pamfleti

Titullari rikthehet për ndeshjen e ardhshme, kombëtarja feston para

Teksa kombëtarja shqiptare arriti të fitojë në miqësoren përballë Gjibraltarit me shifrat 1-0, Ardian Ismajli vijon fazën e rikuperimit në Itali gjatë pushimit të kombëtareve.

Mbrojtësi 28-vjeçar është rikthyer tashmë dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e radhës. Siç raportojnë mediat italiane, Ismajli ka përfunduar rikuperimin dhe me shumë gjasa do të luajë ndaj Romës më 14 shtator.

Mbrojtësi kuqezi ende nuk e ka bërë debutimin me skuadrën e Torinos dhe shpreson për javën e ardhshme. Gjithashtu, Ismajli do të gjejë dhe Kristjan Asllanin në kampin e torinezëve.

ardian ismajli mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje