
Ervin Bashi ka hedhur hapin e rëndësishëm të karrierës së tij, teksa ka firmosur me klubin e Serisë B, Katanxaron, pasi ka spikatur një kategori më poshtë në futbollin italian me fanelën e Pro Patrias.
Djaloshi shqiptar, i cili luan me moshat kuqezi, ka bërë emër që në moshë të re dhe në sezonin 2022-2023 ishte me paratërinjtë e Milanit që e huazoi duke e paguar 5 mijë euro kartonin e tij. Por tani 19-vjeçari shqiptar do të ketë mundësinë të tregojë sa vlen në futbollin më të rëndësishëm, i cili nuk e tremb, ndonëse bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm në karrierë në një moshë të re.

“Jam një mbrojtës qendre, por mund të luaj edhe në krah në mbrojtjen me tre. Pika ime e fortë është agresiviteti. Jam i lumtur që jam këtu, pasi e di që ky klub mund të më ndihmojë të rritem, siç kam bërë te Pro Patria. Unë jam pjekur si nga pikëpamja futbollistike, ashtu edhe ajo njerëzore në atë klub. E di që Seria B është një kampionat i vështirë, për nuk më tremb. Jam shumë punëtor, shpresoj të jap maksimumin”, tha djaloshi shqiptar në prezantimin e tij.
“Jam i lumtur që kam ardhur te Katanzaro, pasi të gjithë më kanë folur mirë. E di që tifozëria është e zjarrtë dhe të mbështet, duke të lejuar të punosh me qetësi. Ju garantoj që unë dhe shokët e mi do të japim gjithçka për këtë fanelë kaq të rëndësishme. Pres me padurim që të zbres në fushë dhe të përjetoj ato emocione të cilat padyshim do të jenë të mëdha”, ishin fjalët e mbrojtësit, i cili së fundmi është grumbulluar edhe me kombëtaren U-21 të Shqipërisë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje