
Partizani ka fituar në shtëpi përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14 të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm të këtij dueli, e shënoi Diego Kontreras, lojtari i cili u mor nga trajneri Kërnaja nga ekipi B. Sulmuesi kolumbian gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71.
Kështu, “Demat” shkojnë në kuotën e 17 pikëve dhe ngjiten në vendin e 6-. Në krahun tjetër, Bylisi mbetet në “zonën e ftohtë”, në vendin e 8 me vetëm 13 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Teuta dhe Elbasani u ndanë në barazim pa gola. Pavarësisht rasteve dhe përpjekjeve të të dy ekipeve, shifrat mbetën të pandryshuara.
U luajtën plotë 102 minuta lojë bashkë me shtesën, por pa asnjë gol. Diktati i vendase u pa që në 45 minutat e para, ndonëse ekipi i Ivan Gvozdenoviç e mbajti portën e pastër me fanatizëm.
Edhe fraksioni i dytë i lojës prezantoi Teutën më kërkuese. Rasti më i “artë” i takoi Kotobellit, ama u ndal në vijën fatale prej “murit” nga ekipi i Elbasanit.
Trajneri Ivan Gvozendoviç duhet t’i bëjë mirë llogaritë në javët e ardhshme pa yllin e sulmit Diallo, i larguar nga fusha me probleme fizike.
Një moment interesant ishte edhe ikja e dritave në stadium për disa minuta. Ky barazim i leverdis më shumë Elbasanit, që aktualisht kryeson renditjen me 26 pikë. Teuta mbetet në vendin e katërt me 22 pikë, por renditja mund të ndryshojë në varësi të rezultateve të ndeshjeve të tjera.
Lini një Përgjigje