TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2024, 11:25

Ndeshja me Spanjën, Albin Kurti: Në shkallët e stadiumit dukeshim sikur të ishim vendas

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja me Spanjën, Albin Kurti: Në shkallët e stadiumit dukeshim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes së djeshme të Kombëtares shqiptare kundër asaj të Spanjës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se lojtarët e Kombëtares na bënë krenarë.

Ai shkruan gjithashtu se megjithëse ishte hera e dytë që Shqipëria merrte pjesë në një kampionat europian, në fushën e blertë dukeshim si pjesëmarrës të rregullt, ndërsa në shkallët e stadiumit sikur të ishim vendas.

"Në fushën blu dukeshim si pjesëmarrës të rregullt, jashtë dhe në shkallët e stadiumit sikur të ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian.

Në fund humbëm nga Spanja, tre herë kampione e Evropës dhe një herë kampione e Botës, dhe Italia, dy herë kampione e Europës dhe kampione në fuqi dhe katër herë kampione e botës. Ndërkohë me Kroacinë, nënkampione e Botës në vitin 2018, barazuam në ndeshjen më të bukur të turneut deri më tani.

Ky grup lojtarësh na bëri krenarë. E ardhmja është premtuese. Pritjet që kishim janë vetëm dëshmia më e fortë e standardit që kemi vendosur", tha Kurti.

ndeshja me spanjën albin kurti

Lini një Përgjigje