
Liga e Konferencës flet shqip. Pas Dinamos dhe Vllaznisë, edhe Egnatia ka triumfuar mbrëmjen e sotme në transfgertë.
Rrogozhinasit kanë triumfuar me rezultatin e pastër 0-2 përballë Dinamos së Minskut në Bjellorusi. Kampionët e Shqipërisë e nisën më së miri këtë takim teksa gjetën golin e vetëm të takimit në minutën e 28.
Pas një aksioni mjaft të bukur ishte Regi Lushkja ai që realizoi duke shfrytëzuar si duhet topin e harkuar nga Fernando.
Në minutën e 30, Bakajoko “fali” golin e dytë. Pasi bëri gjithçka mirë në zonë, nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë.
Në minutën e 51, Bakajoko humbi një tjetër mundësi për golin e dytë. Sulmuesi i Egnatias u ndal lehtësisht nga portieri Shpakovski.
4 minuta më vonë, Dinamo e Minskut pranë autogolit. Traversa i mohoi Egnatias avantazhin e dyfishtë.
Në minutën e 60, Egnatia ishte me fat. Topi i goditur nga Bakiç përfundoi jashtë.
Në minutën e 64, Bakajoko përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes kundërshtare. Kaloi portierin, ndërsa me portën bosh nuk ia doli të shënonte.
5 minuta më vonë, tjetër moment për Egnatian, ndërsa Bismark u kap në pozicion jashtë loje.
Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte me rezultatin minimal, Egnatia gjeti edhe golin e dytë dhe të qetësisë. Bakajoko tundi rrjetën pas disa rasteve të humbura njëra pas tjetrës.
Ndeshja e kthimit do të luhet në kryeqytet pas një jave, aty ku Egnatia do të kërkojë kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Lini një Përgjigje