TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Mars 2026, 16:08

Konflikti në Lindjen e Mesme vë në pikëpyetje “Finalissima”-n, pritet spostimi i ndeshjes Spanjë-Argjentinë nga Katari

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Lindjen e Mesme vë në pikëpyetje

Konflikti i shpërthyer në Lindjen e Mesme pas operacionit të përbashkët amerikano-izraelit në Iran ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në fushën e sportit. Situata e tensionuar ka çuar në pezullimin ose rishikimin e një sërë eventesh sportive të planifikuara në rajon, përfshirë edhe ndeshjen “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës.

Supersfida mes kampionëve të Evropës dhe Amerikës Latine ishte programuar të zhvillohej më 27 mars në Doha të Katarit. Megjithatë, zhvillimet e fundit dhe vendimi për pezullimin e aktiviteteve sportive në vend kanë vënë në dyshim organizimin e saj sipas planit fillestar.

Trajneri i përfaqësueses spanjolle, Luis De La Fuente, konfirmoi se po zhvillohen diskutime për të ardhmen e ndeshjes.

Po diskutohet në nivele të ndryshme. Shpresa e parë është që të ndalet lufta. Por në rast të kundërt, duhet luajtur në një vend tjetër”, u shpreh ai.

Deklarata e tij lë të kuptohet se zhvendosja e ndeshjes është një mundësi reale, nëse situata e sigurisë në rajon nuk përmirësohet.

Sipas mediave spanjolle, disa qytete janë përmendur si alternativa të mundshme për zhvillimin e “Finalissima”-s. Mes tyre përfshihen Miami, Londra, Madridi, Roma dhe Parisi.

Deri në këto momente, organizatorët nuk kanë bërë një njoftim zyrtar për vendimin përfundimtar. E ardhmja e ndeshjes mbetet e varur nga zhvillimet në terren dhe nga vlerësimet e autoriteteve sportive dhe të sigurisë.

spanjë-argjentinë finalissima

Lini një Përgjigje