
Xherdan Shaqiri shënoi golin e tij të parë në këtë sezon me fanelën e Çikagos.
Sulmuesi me origjinë shqiptare realizoi me penallti në ndeshjen ndaj Sinsinatit. 32-vjeçari mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe nuk gaboi duke dërguar topin në një krah dhe portierin nga krahu tjetër.
Megjithatë, Shaqiri nuk mundi të festonte plotësisht, pasi skuadra e tij u mposht me shifrat 2-1.
Ky është sezoni i tretë për Xherdan Shaqiri në Amerikë aty ku u transferua në vitin 2022 nga francezët e Olimpikut të Lionit.
Here comes Xherdan Shaqiri to tie it up for Chicago! ????
— FOX Soccer (@FOXSoccer) March 3, 2024
(Via @MLS)pic.twitter.com/e1FBmsy0R1
Lini një Përgjigje