TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2025, 16:26

Fizioterapisti i kombëtares tregon prapaskenën me Rei Manajn: Ishte 3 ditë me temperaturë 40 dhe shkoi në spital

Shkruar nga Pamfleti

Fizioterapisti i kombëtares tregon prapaskenën me Rei Manajn: Ishte 3

Humbja e penalltisë kundër Serbisë do të kujtohet shumë gjatë për shqiptarët. Ndeshje të tilla si ajo kundër Serbisë nuk harrohen lehtë në kujtesë dhe kurrsesi brenda kaq pak kohësh.

Ilvi Begolli, fizioterapisti i Kombëtares, i ftuar në “Klan” ka treguar edhe prapaskenën e gjendjes shëndetësore të Rei Manajt para asaj ndeshjeje.

Rei Manajn, duhet ta përgëzojmë për sakrificën dhe shpirtin e treguar në fushë. Kaloi përtej limiteve fizike. Manaj ka qenë me 40 temperaturë tre ditë para ndeshjes, ishte i shtruar në spital, ka marrë kurë atje, ka ardhur po prapë në hotel dhe është ndjekur nga mjekët me serume dhe antibiotik, dhe dy ditë para ndeshjes është rikthyer në stërvitje”, tha Begolli.

rei manaj ilvi begolli fizioterapisti i kombëtares

Lini një Përgjigje