
Viktor Bezhani është emëruar drejtor sportiv i përkohshëm te Tuluzë. Klubi francez merr këtë vendim për Bezhanin që mban rolin e drejtorit teknik nga vera e vitit 2023.
40-vjeçari ka qenë më parë emër i njohur në botën e skautëve. Me Tuluzën në elitën e futbollit francez mori detyrën e drejtorit.
Kohëve të fundit, Bezhani është përfolur për kalimin e bujshëm te Juventusi. Diçka e tillë me sa duket nuk do të ndodhë.
Juventusit i interesonte për ta vendosur shef të skautëve, për shkak të eksperiencave të mëparshme. Lëvizja e Tuluzës ka ndryshuar rrjedhën në këtë periudhë vere.
Lini një Përgjigje