TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2025, 20:37

Ermir Rashica gjen rrjetën, ish-sulmuesi i Skënderbeut lider me ukrainasit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ermir Rashica gjen rrjetën, ish-sulmuesi i Skënderbeut lider me

Ermir Rashica është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Metalist po luan përballë Karabagut të Redon Xhixhës. Kjo sfidë miqësore është momentalisht në baraspeshë, me rezultatin 2-2.

Ishte pikërisht Rashica ai që shënoi golin e parë për të tijtë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11 të ndeshjes, me anë të një goditje me kokë.

Kjo tregon mjaft mirë që Rashica është kthyer në një lider për ukrainasit. Kjo është ndeshja e 11 e 21-vjeçarit me Metalist, teksa ka shënuar 4 gola e asistuar në 4 të tjerë.

 

 

ermir rashica metalist ish-sulmuesi i skënderbeut

Lini një Përgjigje