TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2025, 15:57

Dinamo do të luajë në Andorrë në piskun e vapës, caktohet orari i ndeshjes së turit të dytë të Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo do të luajë në Andorrë në piskun e vapës,

Dinamo shënon kthimin e saj pas shumë vitesh në Europë, teksa merr pjesë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me ekipin e Atletik D’Eskaldes të Andorrës.

Blutë kanë qenë me fat me shortin dhe shihen si favoritë për të kaluar më tej në turne.

Ndeshja e parë luhet të enjten e ardhshme në Andorrë dhe është caktuar tashmë edhe orari dhe stadiumi për zhvillimin e duelit mes dy skuadrave.

UEFA ka zyrtarizuar zhvillimin e takimit në “Estadi FAF”, stadiumin më modern të Andorrës. Impianti prej 5 mijë vendesh është inauguruar në vitin 2025 dhe është ai që pret edhe ndeshjet e përfaqësueses së këtij vendi.

Megjithatë, ajo që të bie më shumë në sy, është fakti se ndeshja në fjalë do të luhet në orën 16:00 më 24 korrik, sakaq takimi i kthimit është i programuar më 31 korrik në Elbasan.

Një orar i papërshtatshëm duke llogaritur edhe temperaturat e larta në këtë periudhë të vitit, por që është pranuar nga UEFA.

dinamo atletik d'eskaldes liga e konferencës

Lini një Përgjigje