TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Nëntor 2025, 21:20

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti dashurinë pasi shoqja i mori të fejuarin në prag martese (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Modelja Vesa Vllasaliu ka zyrtarizuar romancën me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova postoi në InstaStory një foto të futbollistit, teksa mban një vogëlushe në krah, të cilën Vesa e uron për ditëlindjen.

Gëzuar ditëlindjen Lana, të don dada shumë”, shkroi modelja, krahas imazhit të vajzës me lojtarin e Kombëtares ku shihet dukshëm portreti i Mirlind Dakut.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Gjithashtu pak javë më parë, ishte Vesa ajo e cila ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me partnerin e saj, teksa putheshin.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Po ashtu, publikoi në “Instastory” edhe foton e një buqete me trëndafila të kuq, që mesa duket ia kishte dhuruar Mirlind Daku në përvjetorin e lidhjes.

Gëzuar përvjetorin”, lexohej në foton e publikuar.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Edhe pse lidhjen ata e kanë mbajtur të fshehtë nga vëmendja publike, duket se tashmë çifti kanë vendosur të dalin hapur.

Në media janë raportuar raste kur Vesa është parë duke e përkrahur Dakun në ndeshje të ndryshme, përfshirë edhe në stadiumin “Air Albania”, gjatë përballjes ndaj Letonisë.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Çifti duket se po shijon një periudhë të qetë dhe të lumtur, ku dashuria dhe mbështetja reciproke janë në qendër të jetës së tyre.

Këtë e ka dëshmuar edhe vetë Vesa përmes një postimi në “Instastory”, ku ajo ka shpërndarë një video trend nga “TikTok” me mbishkrimin: “Më falni mami dhe babi, diploma ime u bë dekor… por u martova me një burrë që kujdeset shumë për mua”.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Mesa duket, gjërat mes tyre tashmë kanë marrë një rrjedhë tjetër, duke u bërë më se të konsoliduara. Madje, Vesa e quan “burri im” Mirlindin, duke na zbuluar edhe planet që mund të kenë. Që në nisje të lidhjes, të dy u përfshinë në disa probleme që përjetuan, por duket se shpejt e gjetën rrugën e paqes dhe dyshja sot ka nisur bashkëjetesën.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Meqenëse lidhja me familjarët tashmë është zyrtarizuar, është e natyrshme të pyesim se kur do të shohim një foto të përbashkët të çiftit. Një moment i tillë do të ishte një hap i rëndësishëm për të dy, duke treguar se ata janë të gatshëm të ndajnë më shumë nga jeta e tyre me publikun. Vesa shfaqet gjithmonë e buzëqeshur dhe e lumtur pranë familjes së partnerit të saj, duke reflektuar një lidhje të fortë dhe të besueshme. Kjo është një dëshmi se ajo ka arritur të integrohet mirë në jetën e tyre, një aspekt i rëndësishëm për çdo marrëdhënie të suksesshme.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Që pas daljes nga “Big Brother Kosova”, ku ajo mori pjesë, modelja ka bërë edhe disa deklarata të tjera për ish-të fejuarin e saj. Por prej disa kohësh ajo e ka mbyllur këtë histori, ku duket se është përqendruar te romanca e saj e re.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Modelja Vesa Vllasaliu mesa duket ka rigjetur sërish dashurinë pas ndarjes së bujshme nga futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, i cili sipas saj e tradhtoi me shoqen e ngushtë, Edona me të cilën tashmë është martuar.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Mesa duket modelja tashmë ka mbyllur një kapitull të trishtë në jetën e saj, duke rigjetur sërish dashurinë. Ndonëse mbishkrimi në foton e postuar në Instagram nxiti aludimet se tashmë ka të reja në jetën personale të Vesës, nuk dihet nëse modelja ka nisur një lidhje të re dashurie apo jo. Në intervistat që Vesa ka dhënë, ka qenë shumë e ashpër jo vetëm me ish-të fejuarin, por edhe me familjarët e saj. Madje në një rrëfim ajo është shprehur se kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda që ai më ka shkruar. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij, më ka shkruar edhe mua. Kur i kam thënë të fejuarit tim, e kam screenshot, kështu që më qetë. Le të flasin çfarë të duan dhe të bëjnë çfarë të duan, i kam unë të gjitha dhe avokati im”, u shpreh Vesa Vllasaliu.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Ajo kërkoi nga ish-i fejuari, Mërgim Berisha që t’i japë sendet e saj personale që i ka mbajtur pas ndarjes së tyre dy muaj para dasmës. Modelja u shpreh se futbollisti i shkatërroi jetën dhe i kërkoi t’i kthejë gjërat e saj që ia ka dhënë familja, për të cilat janë edhe në një proces gjyqësor. “E di se çfarë duhet të bësh, të kam thënë 100 herë, se ke mbajtur, kështu dije”, tha ajo, duke shtuar se po lufton për të drejtat e saj.

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut, si modelja rigjeti

vesa vllasaliu modelja kosovare mirlind daku sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje