TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Qershor 2023, 10:56

Zhaklin Lekatari 'sjell me këmbë në tokë' Elvana Gjatën: Playblack në stadium

Shkruar nga Pamfleti

Zhaklin Lekatari 'sjell me këmbë në tokë' Elvana

Mijëra fansa mbushën stadiumin për katër orë për të ndjekur koncertin “Dekada”, të Elvana Gjatës.

Pas shumë komplimentash e përkrahjesh nga miq e figura publike, duket se nuk kanë munguar as kritikat për koncertin.

Ka qenë Zhaklin Lekatari e cila ka qenë e pakënaqur pasi Elvana nuk ka performuar Live dhe jo fare pa të drejtë duke qenë se çmimi i biletave ka qenë i kripur për të parë Elvanën si kërcente në këtë rast, se për të kënduar ishin pajisjet.

“Playback në stadium. Wow çfarë arti”, shkruan Zhaklina në një InstaStory pak orë pas përfundimit të koncertit, postimin për të cilin u pendua shpejt.

Krahas performancave të shoqëruara dhe nga trupa e baletit, Elvana Gjatës në skenë iu bashkuan disa nga bashkëpunëtorët e saj.

Publiku mirëpriti Mc Kreshën, Ledri Vulën, Capital T, Noizyn, Bardhin, Ylli Limanin, Dhurata Dorën.

 

zhaklin lekatari ironi elvana gjata

Lini një Përgjigje